Kryetari i Partisë Demokratike Turke, Beycan Ilyaz që sot edhe zyrtarisht u bë pjesë e “Frontit Evropian”, ka deklaruar se jemi dëshmitarë të një moment historik.
Sipas kreut të PDT-së, veprimi i sotëm dhe nënshkrimi mes PDT-së dhe BDI-së është një hap përpara ardhmërisë, raporton indeks.mk
Shton se partitë që janë pjesë e koalicionit, “Frotnit Europian” kanë bërë hapa politik të rëndësishëm dhe historik në momentet kur vendi ka pasur nevojë.
“Jemi dëshmitar të një momenti historik këtu në Gostivar, këtu në një qytet ku përjetohet më së miri jeta multietnike. Dita e nënshkrimit të këtij koalicioni i cili nxjerr në pah veçoritë që na bashkojnë e jo ato që na nadajnë, është një hap përpara ardhmërisë sonë. Karakteristikat e partive antare të koalicionit janë përvoja e tyre politike, dhe përfshirja e tyre në politikë në momenentn më të rëndësishme të vendit. Duke i hedhur ne hapat drejtë ardhmërisë sonë, dua të ju njoftoj për një fitore të madhe bindëse dhe të thellë. Sot Shpresoj se ky kolicion të jetë i dobishëm për vendin tonë multietnik dhe të ardhmen tonë”, tha mes tjerash Ilyaz.
Ai u shpreh i bindur se “Fronti Europian” do të dalë fitues gjithandej, po edhe në Gostivarë. Shtoi se “Fronti Europian” është projekt afatgjatë dhe partitë që përbëjnë koalicionin do të jenë bashkë edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2025./indeks.mk/.