Aliu: Përçarja e ASH-së erdhi si pasojë e negociatave për marrëveshje të fshehta, për të minuar palën që nuk kishte legjitimitet mbi partinë

Në debatin e zhvilluar në Klan Debat analistët politik Xhelal Neziri dhe Qenan Aliu kanë theksuar se zhvillimet e fundit në arenën politike shqiptare, konkretisht për ndarjen e partisë Aleanca për Shqiptarët, ka sjellë paqartësitë që karakterizojnë skenën aktuale.

Neziri theksoi mundësinë se ASH-ja do të kishte mundësi si subjekt politik për të konkurruar i vetëm në zgjedhje dhe ndërsa tani kemi paqartësi si shkak i ndarjes se ku në relitete është e pozicionuar ASH-ja, në frontin Evropian apo në koalicionin VLEN.

“Unë mendoj se zoti Taravari për t’ia dhënë shansin që të garojë i vetëm në zgjedhje zotit Sela ka mund të tërhiqet si nënshkrues nga regjistri Qëndror, si përfaqësues legal. Pataj është krijuar një paqartësi se ku ndodhet për momentin Aleanca për shqiptarët a është në frontin Evropian apo në koalicionin VLEN pra është krijuar një paqartësi rreth kësaj nadrjeje”, tha Neziri.

Ndërkohë, Aliu kritikon mënyrën e veprimit të Taravarit dhe Selës duke i akuzuar për mungesë të vizionit dhe përçarje të panevojshme. Ai argumenton se negociatat e fshehta dhe mungesa e transparencës kanë minuar legjitimitetin e proceseve politike dhe kanë lënë pas një elektorat të pakënaqur.

“Njerëzit e mëdhenj nuk bëjnë përçarje ad hoc, nuk u treguan liderë të mëdhenj për të menaxhuar pritshmëritë e elektoratit të vet, të anëtarëve të vet, çdo kush ka punuar në negocime inkognite fshetas për të krijuar marrëveshje dhe dikush pastaj minon pjesën tjetër sepse kanë pasur vulën e legjitimitetit”, tha Aliu./tvklan.mk