Adelina Marku: Jemi me ty Bujar!

Për mua, Bujari është fituesi legjitim në këtë garrë! Dhe… çdo gjë nisi në Lodz, Poloni, kur të ulun në një dhomë të vogël takimesh bilaterale, ky njeri kish përballë një zonjë të fuqishme të shtetit më të fuqishëm në botë, e cila i tha: Bujar, ne jemi fuqishëm me ty! Ti vetëm duhet të dijsh se nga besimi jot në këtë punë që ke ndërmarrë, varet jeta e kësaj organizate! E madhe apo miq, mikesha!

Nga Adelina MARKU

NË KONFERENCË

Në një nga konferencat, ku ndër të tjera flitej për filmin dhe politikën, pata dëgjuar për herë të parë vrojtimin e një panelisti se do ardhka një ditë dhe njerëzit nuk do duan shumë të lexojnë libra për historinë, sepse atë do e mësojnë nga produkcioni kinematografik. E kisha paksa të vështirë t’a kuptoj esencën e kësaj, ose, më mirë do kisha thënë, ndonjëherë e gjej veten me një prirje harbute e banale për të mos i kuptu gjërat e thjeshta e të kohës. Për dallim dhe sikletshëm, atë që kam prirje të bëj është të mbaj mend do shije të sherrta të monologjeve të kaptinës, të cilat më zhysin në anakroni heshtje! Mbaj mend si sot se, pavetëdijshëm m’u mbarsu një si ndjenjë jo e kandshme nga vrojtimi i panelistit dhe huxhumin tim për ta përbaltu teorinë e tij për një konstatim të tillë: “Kjo që thoni ju, s’ është tjetër pos konstantë supremacie!”- e pash veten, përmes një Stanislavski efekti teatror, të fliste e gjestikulonte tekanjozshëm, por pa çelur gojë dhe pa lëvizur nga vendi.

Kisha folur brenda vetes, pa nge me i dho zo, sepse, panelisti kishte të drejtë!

“Hold your horses, woman!”- po të kisha reaguar, do kishin qeshur me zë! Sepse, dorën në zemër, reagimi im ishte kremtim i drojës së një të vogli/vogleje e që buronte nga bzamja e natyrshme se: e kush do bënte filmin për historinë e popujve të vegjël?

Historia e të vegjëlve është pjesë e skenarit të një filmi që e bën i/e fuqishmi/ja. Kështu ka qenë e kështu do jetë gjithmonë! Pra, për një gjë të jesh i/e sigurt: nuk mbetet pa u shkruar nga i /e fuqishmi/ja! Se si e shkruan dhe si e ve në skenarin e vet, ah kjo është pastaj temë tjetër! Tani, ka dhe një gjë në këtë mendim të provokuem nga panelisti. Pra, për të qenë edhe më të rreshkët me veten e të vërtetën tonë, ma mirë është me pyet veten se sa e shkruajmë ne vetë historinë tonë …dhe …si e kemi shkru, për kend e kemi atribu dhe a e kemi rrehatu ende! Apo ia kemi lanë rastësisë dhe debateve simulakrum të kenetave ? Me rrandsi, e me gjasë, më së vështiri qenka mos me qenë cinik tek e shkrun historinë e popullit tënd, e për dallim, me qen vetja!

NË VJENË

Ka dy vite qe përfaqësoj shtetin në fushën e diplomacisë shumëpalëshe, ose multilaterale – në lingua franca. Rrëfimin mbi të fuqishmin, skenarin, filmin dhe të voglin/voglën, e vërtetova me taman këtu, në Vjenë! E kisha përjetu “lokalisht”, në Tetovë psh, kur në takimet e panumërta të Arbën Xhaferit tuj bo dans argumentash me diplomatët dhe përfaqësuesit e kalibrit galaktik botnor para e pas bombardimeve të NATOS për Kosovën, mbaj mend të përsëriste një si tip refreni, e të thoshte: popujt e vegjël, e kanë najherë dhe fatin e gjeniut! Atëherë The Economist shkrujti për të me titull: Arbën Xhaferi, Macedonia’s Pivotal Albanian, viti 2001, ku Arbni nuk mundohej ma me than se ka hapësirë për manovër politike dhe se konflikti ndëretnik i 2001 në Maqedoni mundeshka me u evitu. Thu ti se ju thoshte atyne gazetarëve që kishin ardh te zyra e tij në Tetovë: Bojnu gati për zhurmë ndëretnike me taman, unë kaq mujta sepse kështu besojsha e dijta! Pastaj, diplomacinë shumëpalshe e kisha përjetu nëpër mbledhi diplomatësh në Shkup, përsëri “lokalisht” , e më kujtohet përshëmbull në një asi mbledhie sa shumë komentohej besimi protestant i presidentit (të ndjerë të vendit), Boris Trajlkovski, sidomos një shkrim i bërë enkas për të me titull: From Lay Pastor to President, nga Tony Carnes në gazetën Christianity Today, botuar 2001, aq sa saças u dëshirova me u bë protestante dhe unë! Aty, në atë mbledhi, gjëmonte biseda mbi fuqitë e lobeve dhe lobizmit në botën e diplomacisë shumëplaëshe multilaterale! Por, … me taman këtë profesion poliedrik dhe si me lukuni “multiple personality traits” ose të artit makiavelist – në gjuhën e të modhit Makiavel, e ushtrova këtu në Vjenë, gjatë Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE, jo më larg se djeshi i 2023! Isha e deleguar me këtë punë nga Ministri i punëve të jashtme të Maqedonise s’Veriut, Bujar Osmani, i cili, dorën në zemër, ishte ulë në karrikën e piedestalit të politikës botnore tuj e mbajt çelsin e OSBE, si Kryesues i saj për tan jetën e 2023 . E përtej 2023! Grande! Në një kohë të vështirë, ma të vështirën pas Luftës dytë botnore! Si skenë filmi krejt kjo!

BUJARI DHE EXHINET E MIA

Bujar Osmani, më kish delegu me jetu një sfidë që të tut e ti shtyn exhinet në kaptinë! Unë dhe ashtu kam një prirje me dënu veten. Iku kjo! Isha në Vjenë tashma, në tamël të Hofburgut! Kjo fuqi botnore prej organizate, me 57 shtete pjesëmarrëse nga Amerika e Veriut, Evropa dhe Azia pra dhe Rusia brenda, e sheh veten si organizatë për siguri dhe bashkëpunim dhe është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë. Kjo organizatë për veten e vet beson se punon në emër të stabilitetit, paqes dhe demokracisë për më shumë se një miliardë njerëz e për më shumë se pes’ dekada. Rrafsh gjys’shekulli! Mjeshtria e saj qëndron tek fuqia e dilaogut politik duke synu vlerat e përbashkëta për progres njerëzor e për të siguruar qëndrueshmërinë aty ku dhe kur ndryshimi mer hov, ose kur ndodh Change momentum. Mua qejfi ma kish dasht moti me testu veten në një rrafsh të dendun diplomacie, aty ku adrenalina thu se të pëllcet (thonë nga Struga me ,,ll” , jo me ,,l”) nga sytë, por e din si i thonë najherë në jëtë, dikush duhet me ta kuptu e besu fuqinë nga ku të buron ai pasion për me ta dhanë atë shans! Sepse, ndoshta vetë edhe s’ke dit me e trasu, më kupton? Ose edhe s’të ka dhez! Me nji fjalë, unë hyj në kategorinë e atyre diplomatëve të këtij vendi të vogël me dendni oscilimesh nga ma të ndryshmet, (ojjj nannnnn breee sa shumë) që janë të vonuar në përfaqësim të kësi sprovave eklektike!

Zot ruajna, por “diplomacia shumëpalëshe është e zorshme. Është më e ngadalshme, është më e vështirë, është kafshatë e madhe për t’u gëlltit – mbaj mend të kish thënë Kondeliza Rajs në një panel – Kam kuptuar, vazhdon ajo, se për gjërat e kauzat për të cilat ti do kishe dasht me bë diçka konkrete, do ballafaqohesh me shumë vështirësi nëse nuk mobilizohet bashkësia ndërkomëbtare”. FULL STOP!

“JEMI ME TY BUJAR!”

Ne që shkruajmë, shumë shpesh vetvihemi në dilemë nëse shkruajmë se duam të na lexojnë, ose shkruajmë se duam ndërgjegja jonë me na lexu! Shkruaj për me nderu ndërgjegjen teme, me i ra ma troç! Dhe shkruaj qëkur hormonet e mendjes nisën me më xiglit! Dhe jam nga ato që kam: shot (fort) a bullet in my leg! Këto shkrime, do ia dedikoj një njeriu i cili, në mendimin e botës së politikës shumëpalëshe botnore , arriti me impresionu veten – natyrshëm! Po, ajo botë e diplomacisë shumëpalëshe botnore i dha një legjitimitet MALESH punës dhe impenjimit të këtij njeriu që kish mar legjitimitetin nga votuesi i vet paraprakisht! Unë me shkrimet, do bëj punë marinbarletiani sepse besoj në atë që At Zef Pllumi e ka than e ne se kemi kuptu ende: Rrno vetëm për me tregue! Do shkruaj për lidershipin e këtij njeriu me këtë organizatë, sepse ajo që shkruhet, e bën historinë e shtetit të vogël ku jetojmë dhe fëmijët tanë duhet të dijnë për pjellën e pjellninë e vet! Mos ta mësojnë nga filmat e as interneti e as nga ata që na e kanë shkruar kur ne s’kemi pas kohë me shkrujt sepse jemi mbrojt nga indoktrinimi, spastrimi poashtu! Do shkruaj sepse nuk i lihet rastësisë vetja, njeriu me yll, prandaj kombi! Po ia le rastësisë, je i rastësishëm dhe harrohesh nga familja sa çel e mshel sytë! Nji cop bagle, do thoshte Babi! Do shkruaj sepse jam në moshë kur e vlerësoj kohën shumë fort, bëj dashni bre me kohën e mbett’ dhe nuk dua ajo të ikë pa jua rrëfye dlirimin nga një bashkëpunim mes dy njerëzve, të dy shqiptarë, të dy përfaqësues të një shteti, sistemi i të cilit kish dit me tregu kaq rezistencë harbute ndaj tyne përgjatë historisë së sovranit. Të dy nga tabore të ndryshme ideologjike, por që besojnë fuqishëm në punë të ndershme dhe përbashkimi! Masnej do shkruaj se si Bujari, si “Captain, o Captain”, por jo me elegjinë e Walter Whitman-it kësaj here , dijti me na mbajt si NJË TRUP, një ekip tw madh kulturash, gjuhësh e etnish të ndryshme, fort e me besim se bëjmë gjë të mirë për veten, fëmijët tanë dhe shtetin! Do shkruaj sepse lypset përtejvetja për tu shkëput nga debatet e kënetave – i quaj unë, sepse një popull që nuk sheh përtej pickimit të mushkojs s’kënetës, do i zhyt në kënetë edhe fëmijët e vet, duke iua ndal fluturimin e bletës!

Këtë cikël shkrimesh i/e nderum lexues do ia kushtoj një njeriu i cili bën garrë për President shteti sot, dhe ky është Bujar Osmani! Për mua, Bujari është fituesi legjitim në këtë garrë! Dhe… çdo gjë nisi në Lodz, Poloni, kur të ulun në një dhomë të vogël takimesh bilaterale, ky njeri kish përballë një zonjë të fuqishme të shtetit më të fuqishëm në botë, e cila i tha: Bujar, ne jemi fuqishëm me ty! Ti vetëm duhet të dijsh se nga besimi jot në këtë punë që ke ndërmarrë, varet jeta e kësaj organizate!

E madhe apo miq, mikesha!

(Adelina Marku është diplomate dhe opinioniste. Shkrimet e saj përfaqësojnë qëndrimet e saja personale dhe jo doemosdoshmërisht të redaksisë dhe institucionit në të cilin ajo është e punësuar)