Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në Debat Plus me Ermal Pandurin që transmetohet në Klan Maqedoni, ka folur për vendimin e gjykatës që vulat ti përdorë ASH-ja që drejton ai.
Sipas, tij vendimi është sjellë dhe për të njëjtin është njoftuar nga avokati i angazhuar. Foli edhe për vendimet që ASH-ja e Taravarit morri për tu bërë pjesë e Qeverisë dhe se pikërisht kuadrot e Taravarit po mbrohen nga ministrat e VMRO-së.
“ASH-ja ka një vit që është pjesë e Qeverisë. ASH-ja u bë pjesë e Qeverisë me vendim të Taravarit. Drejtorat e Taravarit vazhdojnë të luajnë me dy karta, janë pjesë e opozitës por janë edhe drejtor. Ministri i VMRO-së mbron njerëzit e Taravarit dhe vet Taravarin, edhe nëse duam ti shkarkojmë nga pozita, ai nuk i shkarkon”, tha Sela.