Sela: Vendimi për koalicionim me Forntin Europian është i mirëmenduar, bazuar në udhëkryqin politik ku ndodhet Maqedonia

Ziadin Sela i ftuar në emision Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia tha se e ka mirëpritur vendimin e gjykatës që vulat e partisë Aleanca për Shqiptarët t’i takojnë themeluesit të partisë.

Sela shtoi se njerëzit gjithmonë e kanë qujtur si “vulë të ASH-së” ndaj tashmë partia kthehet aty ku e ka vendin.

“Vendimin e gjykatës nuk e kam parë akoma por më ka informuar avokati dhe nuk kishte se si të jetë ndryshe. E shoh si vendim të vonuar, sepse ne ora 00:00 është afati i fundit për dorëzim listash e kandidaturash mirëpo sidoqoftë është vendim i drejtë sepse kthehet partia atje ku përket. Njerëzit më kanë thënë: “Ti je vula e Aleancës”, ndaj më vjen mirë që u mor ky vendim”, tha Sela.

Analisti Naser Selmani tha se vendimi i gjykatës ishte i pritshëm sepse që nga përçarja e parë e ndonjë partie në Maqedoninë e Veriut, gjithmonë vula ka mbetur tek themeluesit, pavarësisht se kush e ka elektoratin më të madh në ndonjë fraksion brenda partiak, duke aluduar se i njejti vendim mund të jetë edhe i ndikuar politikisht.

Sela kundërshtoi analistin Selmani duke i thënë se po flet me deklarata të Taravarit, i cili sipas tij bie ndesh me atë çka thotë në media.

“Fjalët që i tha z.Selmani, i tha sot edhe Arben Taravari që do të ankimoi vendimin për vulat, mirëpo i njejti ka deklaruar se nuk ka besim në gjyqësinë e vendit. Pra, bie ndesh me deklaratat e tij”, tha Sela. /TvKlan.mk