Shaqir Totaj: Privilegj që qyteti i lidhjes dhe historisë, Prizreni shpall qytetar nderi Ali Ahmetin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti u shpall Qytetar Nderi i Qytetit të Prizrenit nga kryetari i kësaj komune, Shaqir Totaj.

Totaj në fjalimin e tij tha se vendimi që Ali Ahmeti të merr këtë titull erdhi me vendim të Këshillit Komunal, duke vlerësuar punën e kreut të BDI-së si në kohë luftë ashtu edhe në paqe.

“Është moment i rëndësishëm ky i sotshmi për të shpallur qytetar nderi z.Ali Ahmeti dhe për këtë iniciativë nuk kemi pasur asnjë dyshim, ndaj ne si qytet i lidhjes dimë të nderojmë njerëz të kalibrit Si z.Ahmeti. Pse të nderohet Ali Ahmeti? Sepse vetë vepra e tij flet, ai njihet për historinë e tij në luftë e në politikë në Maqedoni dhe rajon. Thonë se kohërat e vështira krijojnë njerëz të fortë dhe njerëzit e fortë ndryshojnë rrethanat dhe punojnë shumë, e ne në këtë rast kemi të bëjmë më një person të fortë. Ne nuk ndalemi, prandaj është privilegj për mua që me vendim unanim të Asamblesë së Prizrenit të shpallim z.Ahmeti qytetar nderi” tha Totaj. /indeks.mk