Grubi: Tentativat e ndikimit nga jashtë në zgjedhjet e Maqedonisë janë të dështuara, nuk janë kompatibile me kohën dhe informacionet që i posedon qytetari

I ftuar në emisionin Pressing në Klan Macedonia zëvendëskryeministri Artan Grub në lidhje me përfshirjen e politikanëve të Kosovës në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Maqedonisë së Veriut, si theksoi se edhe kësaj rradhe tentactivaoli i Albinit.

“Pjesa e mediave në Kosovë na pëlqen, edhe pjesa e popullsisë gjithashtu na pëlqen, unë i ndjek të gjitha zhvillimet në Kosovë, jo më larg se dje u shpall edhe zoti Ahmeti qytetar nderi në Prizren.
Edhe politikanët e Kosovës janë të mirëseardhur në Maqedoni të preovojnë, unë kryeministrin e njoh që shumë vite më parë, gjatë udhëheqjes së lëvizjeve të ndryshme, unë gjatë asaj kohe e kam pasur lëvizjen zgjohu, e ai lëvizjen Vetvendosje në Kosovë, ne ndërtuam një trekëndësh i cili vepronte në sektorin civil, por jo sektor klasik, por një shërbim qytetar protestues dhe aktiv.
Ndërhyrjet e zotit Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë nuk janë të parat, ai morri pjesë drejtpërdrejtë në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar ku dhe mbante tubimet e udhëhequra nga Aleanca dhe Alternativa në atë kohe, gjithashtu kryetari i kuvendit Glauk Kunjofsa morri pjesë në tubimet zgjedhore në Kumanovë.
E njejta ndodhi edhe në zgejdhjet presidenciale kur ata mbështetën Blerim Rekën, por edhe atëher nuk patën suks. Ne atëher nuk kishim kandidat sepse dëshironim të promovonim parimin e konsensualitetit në vend. Duket se roli i zotit Kurti sipas sondazheve edhe kësaj rradhe do të jetë i padobishëm, por edhe pse ai vetë e tha në Shkup që Vetvendosje nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, sërish zoti Qoku u bë pjesë e listave zgjedhore”, tha Grubi.

Grubi gjithashtu theksoi se këto tentativa të ndikimit nga jashtë në shqiptarët e Maqedonisë gjatë zgjedhjeve kanë qenë të padobishme, sepse ka kaluar koha për të kiruaj ato lloj shoqërive oligarkike të cilat nuk janë në përputhje me mendimin dhe veprimet e shoqërisë së vitit 2024.

Tentativa për të fshirë historinë e Kombit shqiptarë, dhe koha e shqiptarëve të matet nga ora e Artan Grubit është e dështuar. Tentativa për të krijuar oligarki të re të shqoqërisë cilivile, duke sulmuar dhe mediat është e dështuar që në fillim, Nuk fitohet kjo luftë në këtë mënyrë në vitin 2024. Këto tentative nuk janë kompatibile me kohën dhe rrethanat dhe me informacionet që i posedon qytetarit. Çdo përfshirje nga jashtë brenda Maqedonisë është pritur me neveri nga qytetarët dhe ka sjellë edhe rezultate të kundërta dhe prandaj nuk na pengon dot. E vetmja gjë që më pengon është rëndimi i marrëdhënieve institucionale vllazërore mes shqiptarëve të Maqedonisë Kosovës dhe Shqipërisë sepse nesër do të ulemi të realizojmë projekte. Ne nuk kemi bërë dallim se cila parti ka qenë në pushtet në Kosovë sepse qëllimi jonë kanë qenë projketet dhe marrëveshjet./tvklan.mk/