Sela: Vendimi i gjykatës ndërpreu qëllimin për rrënimin e ASH-së

Ziadin Sela thotë se krahu i Taravarit ka të drejtë të ankohet për vendimin e Gjykatës Themelore të Tetovës për vulat e partisë. Sela thotë se vendimi i gjykatës nuk ka të bëjë me kontest mes tij dhe Taravarit, por ka të bëjë me kërkesën e Kongresit, që ai të jetë kryetar i partisë.

“Vendimi i Gjykatës Themelore në Tetovë përfundimisht e ndërpreu qëllimet dashakeqe të ikanakëve, të cilët ikën me qëllimin për ta rrënuar këtë strukturë politike dhe këtë vlerë politike për qytetarët këtu në Maqedoninë e Veriut”, tha Sela.