Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti i ftuar në emisionin “On Time”, në Tv Koha, theksoi se shpallja e tij si qytetarë nder u takon atributeve të bashkëluftëtarëve të tij, dhe kryengritjeve që ata kanë realizuar me sukses dy dekadat e fundit.
“Nuk do mend që është një nder që më bëhet mua, por është nder dhe për bashkëveprimtarët e mi, me të cilët kemi punuar pothuajse 4 dekada me ata, dhe unë këtë çmim e ndaj së bashku me ta. Duke përfunduar Lëvizja studentore që filloi 20 vite më parë, dmth për dy dekada aspiratat e asaj lëvizjeje u formuan, me formimin e Kosovës si shtet, me Marrëveshjen e Ohrit, dhe sidomos me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, një prej ushtrive më të suskeshme, ku pas shumë tentativave u arrit që shqiptarët të jenë zot në shtëpinë e vet.
Sigurisht që ishte një vendim unanim i të gjitha partive politike në Kosovë pjesmarrëse në Asamblenë e Prizrenit pa asnjë votë kundër, dhe normalisht mu bë qejfi që nuk kontestohet verprimtaria jonë por që vlersohet gati pas dy dekatave të sukseseve të kryengritjeve tona”, tha Ahmeti./Indeks.mk