Ideja e Taravarit për Kushtetutë qytetare kundër frymës së Marrëveshjes së Ohrit

Debati për ndryshimet kushtetuese ka marr vëmendjen në debatin mes dy kandidatëve shqiptar për president, Bujar Osmani dhe Arben Taravari.

“Ajo çfarë për mua është problematike ose vë hije në këto perspektiva të ngjashme, është ideja juaj për kushtetutë qytetare, që të hiqen të gjitha komunitete nga kushtetuta. Ju e shihni që Bullgaria bën përpjekje të mëdha për të future komunitetin bullgar, ne duhet të heqim komunitetin shqiptar dhe me këtë ta abrogojmë krejtësisht Marrëveshjen Ohrit, për shkak se MO ka vendosur komunitet ose bashkësitë etnike si njësi themeluese të shtetit”, ka deklaruar Osmani duke atakuar idenë e Taravarit se ideale është kushtetuta qytetare për Maqedoninë e Veriut.