Kush e fitoi Debatin Presidencial? Mehmetaj: Taravari as që din e as që don me u bo president! U pa që nuk ka njohuri…

Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në Tv Klan Macedonia, analistët diskutuan mbi debatin e parë presidencial ndërmjet dy kandidatëve shqiptar në këtë garë, Bujar Osmanin nga BDI dhe Arben Taravarin nga Opozita Shqiptare.

Analisti Naser Selmani tha se debate mes dy garuesve ishte qytetar dhe i qetë, por sipas tij duhet të bisedoj më tepër për programet presidenciale që o ofrojnë.

“Ishte debat pa ofendime, megjithatë jo shumë substancial. Taravari ishte më i mirë sipas meje, ndërsa Osmani ishte me zyrtar. Taravari kishte disa koncepte të mira që ja vlenin për tu diskutuar, mirëpo tek Bujari pash një sjellje zyrtare”, tha Selmani.

Sipas analistit Lirim Mehmetaj, Osmani ishte shumë profesional dhe i përgaditur për garën presidenciale, teksa Taravari nuk ka pasur njohuri për temat që i ka diskutuar.

“Në debat u pa se VLEN-i nuk e len mo Taravarin me dal në debate. Taravari as din çka o presidenti e as nuk don të bëhet president, u pa që nuk ka njohuri. Sipas deklaratave të tij të më hershme, u pa që ai ndoshta edhe vet s’ka dasht me u bo pjesë e kësaj gare. Bujari flet për tre shtylla, përmendi se kur i mbyll kapitujt e kur vendi bëhet pjesë e BE-së, ndërsa Taravari duke e dëgju Osmanin, e pa edhe vetë që nuk janë në të njejtin moment e as nuk e dinte çka kërkontë aty. Bujar Osmani ishte edhe më i qetë, edhe më profesional edhe më orator. Taravari ka edhe probleme me njohjen e kushtetutës së Maqedonisë se Veriut, sepse  e quajti edhe kryeministrin teknik, duke e ditë që kushtetuta e Maqedonisë nuk e ka një terminologji të tillë”, tha Mehmetaj. /TvKlan.mk