Këshilltarët e BDI-së godasin Kasamin: Propozoni vendime për humbjet e NPK-Sharri, që u themelua para një viti

Këshiltari i Bashkimit Demokratik për Integrim në këshillin e komunës së Tetovës, Liridon Disha përmes një postimi në profilin e tij në FB ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili sot akuzoi këshilltarët e BDI-së se nuk kanë votuar për rrogat e punonjësve të NPK-së të cilët tani më gati pesë muaj janë pa rroga.

DIsha në postimin e tij në FB ka publikuar propozimin e komunës së Tetovës për të mbështetur humbjet financiare të NPK-Sharrit dhe duke komentuar se në këtë propozim nuk është potencuar askund se bëhet fjalë për pagat e punonjësve të cilët tani më katër muaj janë pa paga dhe sigurime shëndetësore.

Fillim dita e kryetarit komunës
🚫Zullumit ja shton zullumin, deri sa t’plase❗️
🚫Arogancë të paparë ndaj puntorëve të NPK❗️
🚫Akuzon këshilltarët se spaskemi votuar për rroga,(edhe pse ka shumicë me koalicionen partnerin),
🚫Asnjëherë ska pasur propozim te tillë. (Këshilltarët e BDI-së nuk jane makina me kopsa kur të dojë kryetari i komunës ti detyrojë të votojnë per tendecë vjedhjesh 25 milionshe e tash 8 milionshe, e gjitha në kurriz të qytetarëve.‼️
🚫Sulmon gazetaret duke tentuar ti etiketojë politikisht.❗️
🚫Dhe në fund atyre puntorëvr ua bjen Diellin mbi kokë duke mos u dhënë asnjë shpresë se do te paguhen për punën e bërë perpara 4 muajve.‼️
↘️Propozimi origjinal është si në foto. Nëse dikush e lexon ndryshe atëher krejt tjeter pun asht!

https://www.facebook.com/sali.elmazi/posts/10159863287529013?ref=embed_post