Musliu: Kujdes kur thoni për Osmanin se nuk ka qenë ministër i mirë, sepse bini ndesh me qëndrimet e Blinkenit, Gjermanisë dhe Francës

Në një deklaratë të fundit gjatë emisionit Klan Debat, analisti politik Albert Musliu ka bërë thirrje për një vlerësim të kujdesshëm dhe të duhur të veprimeve të Bujar Osmanit si ministër i Punëve të Jashtme. Musliu ka theksuar se pikat e reagimit të Osmanit nuk janë të kontestueshme dhe duhet të ishin adresuar më herët.

“Sa për Bujar Osmanin si Ministër i Jashtëm pikat që i paraqiti në reagimin e tij dje kanë ndodhur më 6 mars, dhe sa i pash unë vetëm pika e parë është ajo më kontestuesja për shkak të kërkesës së OSBE-së të bëhet detensionimi i Veriut të Kosovës, dhe narrativi politik para Banjskës ishte tjetër, spese tentoheshte të detensionohet ajo me shpërndarjen e forcave të Kforit. Pikat tjera nuk janë pika kontestuese dhe është dashur të regohet më herët. Zoti Osmani realizoi një takim në Ohër i cili edhe sipas Eskobarit 90 për qind benefit ishte për palën Kosovare. Kur Kosova t’i përbylli shumë çështje të vetat atëher Sërbia do të ngeli në të thatë pa realizimin e punëve të saj.
Por të themi për zotin Osmani se nuk ka qenë ministër i mirë biem në kundërshtim me qëndrimet e Blinkenit, me qëndrimet e Gjermanisë dhe Francës, duhet të jemi të kujdeshëm se çfarë flasim. “, tha Musliu.

Në lidhje me fushatën zgjedhore, Musliu ka shprehur qëndrimin e tij kundër zgjedhjeve të përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e dëgjimit të kandidatëve.

“Lidhur me kampanjën unë isha kundër të bëhen zgjedhje të përbashkëta, dhe ne duhet të dëgjomë më shumë kandidatët dhe jo partitë politike. Kur kandidatët thanë se e kanë synim raundin e dytë, në atë raund ata kundërashtarë e kanë LSDM-në, duhet të mos bëjnë luftë lokale njëri me tjetrin, por duhet me idetë e tyre t’i hedhin në hije kandidatët e tjerë”, tha Musliu./tvklan.mk