NBA: Ekipet kryesuese Boston dhe Minnesota mbajnë kreun e Konferencave

Katër fitore të skuadrave vendase dhe gjashtë të atyre mysafire është epilogu i 10-të ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Ekipi i Boston vijon të dominojë NBA këtë sezon, duke fituar sot 124-107 ndaj Portland.

Brown me 26 pikë ishte më efikas.

Ndërsa në Perëndim, skuadra e Minnesota me fitoren kundër Lakers me rezultatin 127-117 vazhdon të komandon renditjen. Reid me 31 pikë e Edwards me 26 pikë bënë diferencën në fushë për miqtë. Sot fitore ka shënuar edhe Golden State Warriors pasi që pra tifozëve vends mundi Utah Jazz me rezultatin 118-110 . Më efikas ishte Klay Thompson me 32 pikë.

Milwaukee si duket pas disfatës së kataërt radhazi është krizë të rezultateve. Sot pësoi në terren vendas nga Nju Jorku me rezultatin 122-109. Më efikas në këtë ndeshje ishte basketbollisti mysafir Brunson i cili realizoi 43 pikë. Pas kohës shtesë triumfon Philadelphia, që mundi 133-126 San Antonio. Maxey me 52 pikë ishte lojtari më mirë i ndeshjes.

Rezultatet e sotme

Boston – Portland, 124-107
Charlotte – Oklahoma, 118-121
Orlando – Chicago, 113-98
Phoenix – Nju Orleans, 105-113
Toronto – Washington, 130-122
Milwaukee – Nju York, 109-122
San Antonio – Philadelphia, 126-133
Brooklyn – Sacramento, 77-107
Golden State – Utah Jazz, 118-110
Lakers – Minnesota, 117-127