United ‘preja’ e preferuar e Salah

Rekorde të shumta dhuroi barazimi spektakolar mes Manchester United dhe Liverpool në kryesfidën e javës në Premier League angleze. Për herë të parë që nga tetori i shkuar, Liverpool shpërdoroi mundësinë për të fituar 3 pikët, duke ndërprerë edhe ecurinë prej 16 fitoresh radhazi në kampionat.

“The Reds” shfrytëzuan në maksimum pikën e dobët të kundërshtarit, për të gjetur të parët golin, në atë që ishte sfida e 9-të që United pëson e para në 15 ndeshjet e zhvilluara në “Old Trafford”. Tek goli i Luis Diaz, protagonist ishte edhe Darwin Nunez, pasi asistoi për herë të 13-të këtë sezon, teksa kontribuoi tek goli i 50-të me Liverpool, ku ka shënuar 33 herë dhe asistuar në 17 raste.

Bruno Fernandes shënoi golin e tij të 50-të në Premier League me Manchester United. Ndërkaq, edhe goli i avantazhit ndaj Liverpool do mbahet mend nga Kobbie Majno, pasi është i pari 18-vjeçar që shënon kundër Liverpool-it që nga Cesc Fàbregas për Arsenalin në Maj 2005.

Talenti anglez bëhet edhe golashënuesi më i ri i “djajve të kuq” që tund rrjetën kundër Liverpool-it në kampionat. Rekord edhe nga Mohamed Salah, që ka shënuar plot 6 herë në “Teatrin e Ëndrrave”, më së shumti nga të gjithë lojtarët miq në historinë e kompeticionit, duke kaluar pesë golat e Steven Gerrard.

Klan News