Bekteshi: Sa ka kontribu Bujar Osmani për Kosovën opozita nuk mund ti afrohet as te gishti i vogël

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ftuar në emisionin Click Plus foli edhe për kontributin e kandidatit për president të Frontit Evropain Bujar Osmanit për Kosovën.

Bekteshi potencoi se në Mitrovicë opozita i vendos vetë posteret dhe mandej bëjnë propagandë, duke shtuar se kontributi i Bujar Osmanit për Kosovën si ministër i Jashtëm është shumë i madh.

“Ka pasur tentime për ndërhyrje edhe në zgjedhjet tjera. Këto propaganda nuk kalojnë. Sidomos pjesa të cilën opozita mundohet të prezentojë me disa postera në Mitrovicë të cilat Bekim Qoku shkon vetë i vendos dhe pastaj i fotografon dhe pastaj bëni propagandë. Sa ka kontribu Bujar Osmani për Kosovën opozita nuk mundet ti afrohet as te gishti i vogël”, tha Kreshnik Bekteshi në Click Plus.