Roma, De Rossi: Më pëlqeu gjithçka te skuadra, Lukakun e pashë në formën e tij më të mirë

Roma triumfoi në “San Siro” ndaj Milanit me shifrat minimale 0-1, në sfidën e vlefshme për raundin e parë të çerekfinaleve të Europa League. Pas përfundimit të sfidës, trajneri i kryeqytetasve, De Rossi, ka komentuar përballjen.

“Menaxhimi i topit ishte shumë i mirë për 65-70 minuta. Ne e mbajtëm mirë topin dhe më pas goditëm kundërshtarin. Në këtë sfidë pamë paraqitjen më të mirë të Lukakut që kur kam ardhur këtu, ai bëri ndeshje shumë të mirë, këtë desha nga ai.

Më pëlqeu gjithçka në ekip. Guximi për të mbajtur topin, forca për t’u mbrojtur. Kundër një ekipi të fortë si Milan duhet të dish të bësh gjithçka, duke përfshirë edhe mbrojtjen me një qëndrim provincial”, është shprehur ndër të tjera De Rossi./h.ll/abcnews.al