Bexheti: E përsëris! Opozita shqiptare duhet ta përgatis letrën e urimit për fitoren e Frontit Europian

I ftuar në emisionin Klan Debat, seekretari organizativ në BDI Blerim Bexheti, në lidhje me zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare tha që Fronti Europian është favorit për të fituar këto zgjedhje.
Bexheti tha se fushata është në proces të vazhdueshëm, me hapjen e shtabeve dhe prezantmin e ideve politike dhe strategjive të Frontit Europian.

Realisht jemi në proces të fushatës për zgjedhjet presidenciale, marrim pjesë në hapjen e shtabeve dhe vizitave të ndryshme, duke biseduar me banorë të vendeve të ndryshme për zgjedhjet presidenciale. Ne kemi dinamikën tonë, dhe strategjinë se si do të komunikojmë me opinionin, dhe jemi të kënaqur nga efekti i tyre.
Ne jemi kandidat të një koalicioni më të gjerë pra të Frontit Europian, i cili përbëhet nga më shumë subjekte. Të gjithë e dimë se favorit i zgjedhjeve është Fronti Europian. Ne kemi qenë bashkëpartiak me Mexhitin, dhe kush kë e sfidon do të vendosin qytetarët.
Unë kam thënë që ata duhet të përgatisin letrën e urimit për fitoren tonë, e cila do të jetë fitore e madhe pavarësisht se kush do të jetë kandidat, nuk ka pasur emra të nominuar nga subjektet politike, prandaj them se fitorja jonë do të jetë më e thellë dhe kjo vrehet, sepse nuk është hera e parë që ne jemi shpallur fitues, dhe të gjithë këtë unifikim të tonin qytetarët e kanë pritur shumë mirë, dhe jo si dy tre kryetarë komunash që mendojnë se do të fitojnë”, tha Bexheti./tvklan.mk/