Osmani: Fronti Europian është një nga gjërat më të rëndësishme e viteve të fundit në vend

Qendër Zhupa ka qenë lokacioni i radhës ku ka zbarkuar karvani i kandidatit për president, Bujar Osmani. Osmani ka theksuar se Fronti Europian është një nga gjërat më të rëndësishme e viteve të fundit në këtë vend.

“Ky është koalicioni më i natyrshëm i mundshëm që ka ndodhur ndonjëherë. Ky është një koalicion njerëzish që kanë përjetuar padrejtësi, diskriminim, përjashtim dhe të gjithë janë bashkuar në një platformë, e cila nuk ka asnjë qëllim keqdashës. Ka një qëllim shumë të qartë dhe të thjeshtë; mundësi të barabarta për të gjithë”, ka deklaruar Osmani.

Qëllimi i Frontit Evropian, sipas Osmani, është për të thyer barrierat, si fizike ashtu edhe mendore.

“Ne, shqiptarët ia dolëm. Duhet të them që ia dolëm. Ne ishim një popull i përjashtuar. Deri para vitit 2002, nëse shikoni shifrat, 0.2% ishim në institucione. Do të thotë 0. Për 20 vjet sot jemi popull me Kryeministër, me ministër të Jashtëm, me ministër Financash…”, ka thënë mes tjerash kandidati për president Bujar Osmani.