Ratkoceri me pyetje publike për Albin Kurtin dhe “përfaqësuesit” e tij në RMV

Publicisti i njohur Arben Ratkoceri, ka bërë një pyetje siç e ka quajtur ai “ pyetje për një milion dollar për Albin Kurtin”, shkruan Periskopi.

Ai në një postim në Facebook ka pyetur Kurtin se kush nga anëtarët maqedonas do të jetë pro Vuçiqit në KiE, përfaqësuesit e Qeverisë aktuale apo ata që po i mbështet indirekt Kurti për të ardhur në pushtet.

“…Respektivish kush do jetë pro Vuçiqit duke mos shku fare në mbledhje per të votuar, përfaqësuesit e qeveris aktuale apo ata në ardhje që po i mbështet indirekt kryeministri i Kosovës”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Pyetje për 1 milion dollar për Albin Kurtin. Ta shohim se si do të votojn anëtarët maqedonas në Këshillin e Europës për pranimin e Kosovës apo kundër . Respektivish kush do jetë pro Vuçiqit duke mos shku fare në mbledhje per të votuar, përfaqësuesit e qeveris aktuale apo ata në ardhje që po i mbështet indirekt kryeministri i Kosovës!/Periskopi