SKANDAL/ “Patriotët” e VMRO-së me apel: Vota për Taravarin është votë kundër Ali Ahmetit

Dega e VMRO-së në Gostivarë përmes komunikimit virtual në “Viber”, ka kërkuar nga mbështetësit e kësaj partie që në garën për president të bojkotojnë kandidaturën e Gordana Siljanovska Dafkovës dhe që në rethin e parë të presidencialeve të mbështetet kandidati opozitar shqiptar, Arben Taravari.
Ky favor si duket vjen pas një marrëveshjeje mes dy palëve. Nga VMRO-ja e Gostivarit në komunikimin që e ka siguruar INDEKS, kërkohet mbështetja e Taraavarit kundër siç ata thonë “terroristit”, Ali Ahmeti dhe kandidatit të BDI-së, Bujar Osmani.

Për më tepër, në apel thuhet se mbështetja e Taravarit kundër Ahmetit është akt patriotik.

“Ftesë deri tek e gjithë anëtarësia jonë, të dielën të dalim në zgjedhje dhe të votojmë për mikun tonë, Arben Taravari. Vota për Taravarin është votë për mposhtjen e teroristit, Ali Ahmeti. Nëse jeni patriot dhe me zemër e doni VMRO-DPMNE-në, dilni dhe votoni”, thuhet në porosinë e dërguar në grupën e Viber të VMRO-së në Gostivar./indeks.mk/