Marotta e “mbyll” tek Inter: Do të mendoj për të ardhmen kur të përfundojë kontrata

Padyshim është “gur themeli” i këtij ekipi të madh, që “Zikaltërit” e Inter kanë krijuar. Administratori i Delegarua, Giuseppe Marotta, duke se është gati të nisë një etapë të re, në jetën e tij, menjëherë sapo t’i japë fund “kapitullit”, me “gjigantët” e Milanos, “aventurë”, që deri më tani nuk pritet të ketë lidhje me botën e futbollit.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, për mediat italiane, “strategu” i merkatos “Zikaltër”, theksoi se kontrata me “Gjarpërinjtë” e Milanos, përfundon në verën e vitit 2027 dhe në atë periudhë ai do të ketë hyrë, në të 70-tat, e për këtë aryse nuk mungon as mundësia për të menduar opsione të tjera jashtë botës së futbollit.

“Unë kam një kontratë që përfundon në vitin 2027, do të jem në moshën 70-vjeçare dhe më duhet të bëj disa vlerësime. Ndoshta do të provoj një tjetër eksperiencë. Megjithatë, deri atëherë ka kohë dhe dua të fitoj me ‘Zikaltërit”, do të provojmë t’i japim vazhdimësi sukseseve të viteve të fundit.

Inzaghi? Tek ai gjejmë cilësi të mëdha profesionale dhe njerëzore. Madje, këto të fundit shpeshherë janë më të rëndësishme se ato profesionalet. Zgjedhja e Inzaghi ishte e mirëmenduar, pasi ai kishte bërë shumë mirë në drejtimin e Lazio. Rinovimi me të është shumë natyral pasi ka treguar se di të bëjë mirë dhe është profili ideal për të tashmen dhe të ardhmen e Inter”,- u shpreh Marotta. /i.m /abcnews.al