Sela: Është koha për t’i bashkuar votat që t’u bëjmë ballë sfidave

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela përmes një shkrimi tha se Fronti Europian duhet të bashkojë forcat për të mbledhur vota që të ballafaqohen me sfidat. Sela tha se të gjithë duhet të sillen me përgjegjësi.

“Duhet të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës të cilën sot kryeministri e përmendi. Ne jemi bërë bashkë në këto zgjedhje, për shkak se vlerësuam që sfidat të cilat na presin, janë shumë të mëdhaja dhe vetëm bashkërisht mund tu bëjmë ballë. Në takimet më herët e kam biseduar dhe jam munduar ta shpjegoj edhe fenomenin e shembullit që duhet ta marin faktori politik jo vetëm në Maqedoninë Veriore, por edhe jashtë Maqedonisë. Janë momente të vështira politike, janë momente të vështira sa i përket sigurisë së rajonit, por edhe të botës në përgjithësi. Nuk ka ditë në të cilën qytetarët nuk zgjohen me konflikte të armatosura të cilat po ndodhin jo shumë larg nesh. Dhe natyrisht përgjigja më e mirë që ne mund ta bëjmë si shqiptarë është të sillemi me përgjegjësi. Të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës sot të cilën kryeministri e përmendi. Kosova përfundimisht bëri një hap përpara drejt anëtarësimit edhe në Këshillin e Europës dhe ky hap përpara ishte edhe falë kontributit të gjitha atyre forcave progresive që i ka vendi pa dallime etnike e sidomos të kontributit të deputetëve në Këshillin e Europës të cilët janë pjesë e Frontit Europian dhe pjesë të mendësisë europiane. Ato që munguan gjoja, ato janë pjesë të mendësisë anti Europë”, tha mes tjerash Sela.