Sefer Selimi në Klan Debat: VMRO-DPMNE me narrativën nacionaliste po i bën nder BDI-së dhe Ali Ahmetit

Duke iu referuar propozimit për kushtetutë civile, analisti Sefer Selimi në emisionin Klan Debat me Ljubisha Nikolovskin tha se kjo ide buron nga një parti e shqiptarëve.
“Ishte më shumë një deklaratë fatkeqe e Taravarit. Ideja e një kushtetute civile u hodh në vitin 1991. Prandaj, më vonë në vitin 2001, lindi një konflikt. Tani duhet të gjejmë mënyra për të lehtësuar komunikimin dhe bashkëjetesën në mes të komuniteteve, problemi është në politikë dhe jo te qytetarët”, tha Selimi.
A është një Kushtetutë civile apo jo, mund të shihet nga Preambula dhe më së shumti në pjesën normative, theksoi Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE.

Ai thotë se tek ne pjesa normative nuk është civile sepse të drejtat e qytetarëve jo gjithmonë garantohen si individuale por lidhen si kolektivizim.

“Maqedonasit sot ndjehen të ngjashëm me shqiptarët e viteve nëntëdhjetë, askush nuk duhet të ndihet i lënë pas dore dhe dikush tjetër të vendosë për të drejtat e tyre. Edhe shqiptarët kanë vështirësitë dhe dhimbjet që kanë maqedonasit. Pres që shqiptarët ta kuptojnë hallin e maqedonasve. Maqedonasit kishin probleme edhe me raporte të caktuara ndëretnike, siç ishte vendosja e flamurit. Shfaqja e flamurit të një vendi tjetër shihet nga qytetarët si sjellje agresive. Agresiviteti është reflektuar në rrugët e Tetovës, ku janë të vendosur flamujt shqiptarë, ndërsa në Ohër po gjykohen për vendosjen e flamurit të Verginës”, tha Dimovski.

Si është shfaqja e sjelljes agresive të flamurit tim? Si mundet një maqedonas të jetë qytetar i dorës së dytë?, pyeti Selimi.

“Në të gjitha institucionet publike ku është i vendosur flamuri shqiptar, afishohet edhe flamuri kombëtar. Unë si shqiptar pretendoj se vendosja e flamurit shqiptar nuk është agresion. Një pjesë e atyre ndjenjave që keni burojnë nga albanofobia. Partizani në administratë u krijua nga VMRO-DPMNE. Me këtë narrativë po i bëni një nder BDI-së dhe Ali Ahmetit për të cilin nuk jeni në dijeni. Narrativën nacionaliste e inkurajon më shumë partia juaj (VMRO-DPMNE)”, i është përgjigjur Selimi Dimovskit.

Zëvendësministrja e Drejtësisë Viktorija Avramovska Madiq i tha Dimovskit se flamuri me flamurin gjashtëmbëdhjetë cepa nuk është flamur shtetëror dhe se nuk mund ta ndryshojnë vazhdimisht retorikën e diskutimit, një herë duke thënë se qëndrojnë për bashkëjetesë dhe në anën tjetër vazhdimisht flasin për tensionet ndëretnike. /TvKlan.mk