“Shqiptarët fundërrina”, Fatmir Besimi i përgjigjet Mickoskit

Gjatë prezantimit të sotëm të programit zgjedhorë të Frontit Europian “Europa 2030”, ministri i Financave Fatmir Besimi, u shpreh në mënyrë të qartë dhe vendimtare në lidhje me komentet e fundit të Mickoskit. Besimi hodhi poshtë deklaratat e Mickoskit, të cilat i cilsonin shqiptarët si “funderrina”.

“Çdo qytetarë dhe çdo person ka integritetin e vet,” u shpreh Besimi, duke theksuar se Fronti Europian respekton çdo individ pavarësisht përkatësisë etnike ose fetare. Ai shtoi se Fronti promovon vlerat e barazisë së plotë, mundësive të barabarta, dhe respektit të tërsishëm për dinjitetin e çdo qytetari.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Besimi theksoi se oferta e Frontit Europian për vitin 2023 është një koalicion multietik që synon të promovojë vlera demokratike dhe të ofrojë mundësi të barabarta për të gjithë. “Oferta më e mirë është Europa 2030,” tha ai, duke ftuar qytetarët të mbështesin vizionin e Frontit për barazi, progres dhe siguri.

“Çdo qytetarë dhe çdo person ka integritetin e vet, ne respektojmë gjithsecilin pavarësisht përkatësisë etnike, fetare të tyre në shoqëri, gjithashtu Fronti Europian promovon vlerat e barazisë së plotë, të mundësive të barabarta, të respektit të tërsishëm, integritetit dhe dinjitetit të gjithsecilit në vnd.
Fronti Europian sa i përket ofertës që prezantova, paraqet barazi për të gjithë qytetarët e vendit dhe paraqet një koalicion multietik që nxjerr në pah këto vlera. Ne apelojmë që fushata të jetë demokratike, fushatë e cila promoveon vëlera dhe jep mundësi të barabarta dhe ofertën më të mirë, dhe normalisht që oferta më e mirë është Europa 2030. Është ofertë e cila e njeh secilin dhe e respekton secilin e ajo është Fronti Europian. Ftoj të gjithë qytetarët që të vendosin për ofertën që jep Fronti Europian me ofertëne e barazisë, të progresit dhe e sigurisë”, tha Besimi./Indeks.mk