Thaçi: Albin Kurti nuk ka asnjë njeri në RMV

Menduh Thaçi i ftuar në emision Debat Plus tek Ermal Panduri në Klan Macedonia tha se Albin Kurti nuk ka asnjë njeri të tij në Maqedoninë e Veriut dhe se opozita shqiptare po bën gabim që po e përfshinë emrin e tij në fushatën zgjedhore në Maqedoni.
“Fronti Europin nuk e ka të njejten mendjelehtësi politike, si kta… Se po të duam unë e Ali Ahmeti e bëjmë një tubim në Boris Trajkovski që rrëzohet objekti nga brohorimat Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, por nuk e bëjmë sepse kjo ka pasoja për Kosoven. Kjo që po bën opozita, është gabim. Albin Kurti nuk ka në Maqedoni asnjë njeri! Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj janë njerez më histori, por nuk kërkojmë të përkrahjen e tyre, le të rrinë të shpija. Unë nuk dua të përzihem në qeverisjen në Kosovë sepse atje ka njerëz më të mençur se unë, që herë e rrëzojnë e e zgjedhin prap…”, tha Thaçi.
Ai poashtu tha se Taravari është politikan pa identitet dhe se historia e tij politike ka momente jo të mira për shqiptarët, duke e favorizuar VMRO-DPMNE-në.

“Taravari ia ka vjedh partinë Ziadin Selës, e një përson që vjedh parti, nuk ka identitet! E dua apo nuk e dua unë, Sela është kryetar i ASH-së, e ky ja vodhi partinë. Ky dikur ishte edhe me Bardhyl Mahmutin. Taravari në historinë e tij do të mbahet mend për 61shin e qeverisë me Mickosin dhe Apasievin, ndaj kandidatura e tij për president është shtyrë nga ideatorët për ta pru prap VMRO-në në pushtet dhe të ndryshoj trendi i ardhmërisë së Maqedonisë”. /TvKlan.mk