Thaçi: Pa vendimin e Selës nuk do të arrinim të formonim Qeveri teknike

Kreu i PDSH-së Mneduh Thaçi i ftuar në emsionin Debat Plus, ka adresuar gjithashtu mosmarrëveshjet me Ziadin Selën, duke theksuar se nuk ka pranuar asokohe opozitarizmin brenda partisë nga ata që marrin pushtet ekzekutiv. Sipas Thaçit, ky ka qenë burimi i mosmarrëveshjes mes tyre.
Në fund, Thaçi ka zbuluar se vendimi i Ziadinit për të mbështetur qeverinë aktuale ka ndryshuar mendimin e tij dhe ka kontribuar në një ndryshim të madh në skenën politike, duke sugjeruar se pa mbështetjen e Ziadinit, qeveria do të ishte në një pozitë më të dobët.
“Sa i përket Ziadinit, unë e respektoj çdo ambicje të çdo njeriu në partinë time të shprehi pakënaqësi, por keqkuptimi im me Ziadinin dhe me Izetin është ky, njerëzit të cilët prej kësaj partie marrin pushtet ekzekutiv unë nuk ua pranoj, opozitarizmin brenda partisë. Këtu ka qenë mosmarreveshja mes meje dhe tij, që nuk ja kam panuar ndikimin brenda PDH-së nga aspekti i pushtetit ekzekutiv, sepse ka qenë kryetarë komune. Pastaj ka pasur përplasje shumë të mëdha, por po harrohen gjërat. Deri në momentet kur ne kemi pasur krizë të madhe qeveritare, unë nuk kam besuar se Ziadini do të marrë vendimin që ka marrë, dhe Ali Ahmeti ka besuar, të mos ishte vendimi i Ziadinit qeveria e tanishme e humbte 61 dhe ne nuk do të kishim qeveri teknike, por qeveri gjysmë për gjysmë me VMRO-në. Ky vendim më bëri të ndërroj mendimin, sepse pavarësisht gjërave që ka bërë vendimin e morri pa mos i thënë askush. Pa vendimin që ka marrë Ziadini për ta mbështet këtë qeverisje ne don të ishim 6 deputetë më pak”, tha Thaçi./tvklan.mk