Ahmeti nga Vrapҫishti: Fronti Europian ka bërë bashkë si asnjëherë më parë popullin (FOTO)

Fronti Europian nën udhëheqje të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, kreut të ASH-së Ziadin Sela dhe liderët e partive tjera politike që janë pjesw e Frontit s’bashku me kandidatin për president, Bujar Osmani po edhe kandidatëve për deputet nga zona respektive, sonte kanë qëndruar e takuar banorët e Vrapҫishtit, njofton indeks.mk
Pas takimit, Ali Ahmeti është prononcuar edhe në rrjetet sociale. Nëpërmes rrjetit social “Facebook”, Ahmeti ka shkruar se Fronti Europian ka bërë bashkë si asnjëherë më parë popullin në çdo cep të vendit rreth vlerave europiane.
Ka falënderuar për mikpritjen e ngrohtë banorët dhe ka thënë se Me votën demokratike më 24 prill dhe 8 maj do t’ia dalim të vazhdojmë hapin tonë drejt horizontit të Europës, të përforcojmë barazinë dhe të t’i themi JO Rusisë.

“Faleminderit për mikëpritjen e ngrohtë të gjithë banorëve të Vrapçishtit! Fronti Europian ka bërë bashkë si asnjëherë më parë popullin në çdo cep të vendit rreth vlerave europiane. Me votën tonë demokratike më 24 prill dhe 8 maj do t’ia dalim të vazhdojmë hapin tonë drejt horizontit të Europës, të përforcojmë barazinë dhe të t’i themi JO Rusisë. Voto 4”, ka shkruar Ahmeti./indeks.mk/.