Vandalizohet billbordi i Bujar Osmanit në lagjen Autokomandë në Shkup

Në lagjen Autokomandë të Shkupit është vandalizuar billbordi i kandidatit për president nga Fronti Europian, Bujar Osmanit, lagje kjo e banuar kryesisht me qytetarë të etnisë maqedonase.
Nga kabineti i Osmanit përmes një reagimi thonë se “Retorika nacionaliste kundër kandidatit shqiptar për President, Bujar Osmani, që kryesisht vjen nga VMRO-DPMNE, kryetari i saj Kristijan Mickovski dhe kandidatja Gordana Siljanovska, po i jep frytet e saj edhe në terren. Pas vendimit të kryediplomatit Bujar Osmani, që të vendi të kosponsorizojë Rezolutë në OKB për gjenocidin në Srebrenicë, nacionalistët maqedonas janë irrituar për shkak se sipas tyre Osmani po i prish marrëdhëniet me Serbinë. Së fundmi edhe kandidati i partisë “ZNAM” Maksim Dimitrievski, ka thënë se, ministrin Osmani më shumë e ndjen si ministër të Jashtëm të Kosovës sesa të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në reagim. /TvKlan.mk