Mbështetësi i Kurtit dhe VV-së me fjalë të mëdha për Ali Ahmetin: Falë politikave të tij, sot Ilirida flet shqip

Ish mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Republikën e Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, Blend Zymi, ka reaguar pas tubimit që “Fronti Europian” pati sonte në sheshin Maqedonia në Shkup.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Zymi ka treguar një copë historie që ka përjetuar ai në Kodrën e Diellit.

Mes rreshtash Zymi thotë se falë politikave të Ali Ahmetit sot të gjithë në Iliridë, RMV, pa frikë dhe problem flasin shqip.

“Miq të mi te Ilirides, du me thon qe politika e Ali Ahmetit, sot atje folet Shqip! Me pas kon kta VLEN ne vend te Ali’s ateher, sot kishit fol maqedonisht neper shpija se neper institucione as llaf sbohet”, ka thënë mes tjerash Zymi.

PËr më tepër, Zymi ka shpërndarë edhe video, ku shifet, zëvendëskryeministri, Artan Grubi, kandidati për president, Bujar Osmani po edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti s’bashku me kryeministrin Talat Xhaferi./indeks.mk/.