Joshua Zirkzee, sulmuesi 22-vjeçar i Bologna, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm dhe sigurisht ka arritur të marrë vëmendjen e shumë klubeve të mëdh europiane.
Thiago Motta, trajneri i skuadrës, ka bërë një punë të mirë me sulmuesin holandez, duke i zbuluar talentin e tij të fshehtë.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, Milan e ka prioritet një transferim sulmuesi. Bologna e vlerëson 50 milionë euro, por kuqezinjtë e Milanos do të duhen të përballen me konkurrencën e ashpër të Premier League.
Arsenal dhe Manchester United janë në kërkim të një sulmuesi dhe dy klubet angleze kanë vënë gjithashtu në radarët e tyre Zirkzee.
Joshua Zirkzee do të jetë me siguri një “trofe” që do të krijojë një betejë të ashpër mes klubeve në merkaton e verës./