Raporti i MPB-së, 50.000 mijë qytetarë pjesë e tubimit “gjigand” në sheshin e Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me raport për tubimin që realizoi “Fronti Europian” në sheshin Maqedonia.

Sipas informacioneve që vijnë nga Ministria e Brendshme, në tubimin që filloi nga ora 20:00 morrën pjesë rreth ose më shumë se 50.000 mijë qytetarë.

Se kishte shumë njerëz present në këtë tubim, e dëshmojnë edhe fotografitë e publikuara nga eksponent të lartë të koalicionit.

Ndër të parët që ka reaguar ka qenë, zëvendëskryeministri Artan Grubi. Përmes postimit në “Facebook” në formë të pyetjes, Grubi ka pyetur se sa deputet do të marrin si front, pas këtij tubimi, raporton indeks.mk

“10, 20, 30, 40, 50.000…ngjitja emrin! Sa thatë deputetë? 20, 21, 22, 23, 24, 25 a më shumë?! Ngjitja edhe kësaj emrin… JO Rusisë, PO Europës!”, ka shkruar Grubi.