VIDEO/ Aktivisti i VV-së nga RMV: “Lufta” e Kurtit ndaj Ali Ahmetit e gabuar, opozita shqiptare ndihmon VMRO-në!

Aktivisti i njohur i lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoninë e Veriut, Bujar Misimi, ka shprehur pakënaqësi të theksuar ndaj përkrahjes së dhënë nga Albin Kurti për disa liderë opozitarë në Maqedoninë e Veriut. Misimi thekson se përkrahja e Kurtit mund të jetë në favor të VMRO-së, partisë opozitare në Maqedoni, dhe se kjo mund të ndikojë negativisht në procesin zgjedhor të vendit, raporton indeks.mk

Misimi, duke folur për historinë e bashkëpunimit me Kurtin, përmend se shqiptarët e Maqedonisë kanë qenë gjithmonë të gatshëm të përgjigjen thirrjeve të tij për protesta dhe kanë ndihmuar në suaza të mundësive të tyre. Megjithatë, ai tregon se ka ardhur një kohë për të rishikuar këtë përkrahje, veçanërisht kur Kurti me përkrahjen e tij ndaj opozitës shqiptare duket se u ndihmon indirekt partive që nuk janë në favor të interesave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Përderisa shqiptarët e Maqedonisë e përkrahin vizionin dhe misionin e tij, 10 Albin Kurta me u bashku është problem me e rrëzu. Vetëm ne shqiptarët e Maqedonisë nëse kemi pakënaqësi mund ta rrëzojmë. Albin Kurti apo implikimi i Tiranës apo institucioneve të tjera mendeoj se nuk është në favor të askujt.Për hir të vërtetës në periudha të caktuara kohore në 10 vjeçarin e fundit ne jemi përgjigjur thirrjes kur Kurti ka bërë thirrje dhe apel për një marsh protestues në Kosovë. Ne kemi pas një simpati ndaj tij si lider, edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë më kujtohet kur zoti Kurti vizitoi Shkupin dhe kërkoi mbështetje pasi dihet se shumë shtetas maqedonas kanë shtetësi të Kosovës dhe kanë të drejtë të votojnë atje, dhe bëri apel për përkrahjen e tij. Ne jemi organizuar në mënyrë vullnetare kemi ndihmuar në suaza të mundësive tona. Por situata ndryshon këtu në Maqedoni sepse përkrahja e Kurtit për disa liderë opozitar, ka përplasje në mendimin e tij. Mendojmë se përkrahja e tij, i ndihmon direkt apo indirekt Mickovskit. Prandaj unë dhe shumë të tjerë që e kemi përkrahur, jemi në udhëkryq për përkrahjen e mëtutjeshme”, tha Misimi.

Aktivisti gjithashtu ka bërë thirrje për përkrahjen e Ali Ahmetit dhe Frontit Europian, duke argumentuar se është e qartë se kush përfaqëson interesat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Ai ka theksuar se përkrahja e mëtejshme e Kurtit për opozitën shqiptare mund të sjellë përfitime për VMRO-në, dhe për këtë arsye, ai dhe shumë të tjerë janë mobilizuar për të përkrahur Frontin Europian.

“Gjykojmë që Ali Ahmeti si prirës i Frontit Europian duhet të përkrahet, pasi dihet qartë kush është e bardha e kush e zeza. Prandaj çdo përkrahje e zotit Kurti ndaj opozitës shqiptare i ndihmon VMRO-së. Kjo është aryeja që ne jemi mobilizuar për të përkrahur Frontin Europian. Neve nuk mund të na mohohet kontributi që kemi dhënë për zotin Kurti në Kosovë, por ne nuk jemi liderë politik jemi aktivistë. Zoti Qoku që keqpërdor si Vetëvendosjen, si dhe zotin Kurti në asnjë moment nuk i bën nderë vetes dhe shtetit të Kosovës, çdo ndërhyrje nga jashtë në procesin zgejdhor të vendit tonë mendoj se e dëmtojnë procesin edhe më shumë”, ths Misimi.

Në fund, Misimi ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj Qokut, duke e akuzuar atë për keqpërdorim të lëvizjes Vetëvendosje dhe të figurës së Kurtit.

“Zoti Qoku fatkeqësisht garon në zonën numër 6 ku jam edhe unë si votues atje dhe është një nënçmim ndaj votuesit në atë zonë, por edhe i shqiptarëve në përgjithësi në Maqedoni. Menedoj se dënimin do ta marrë në ditën e zgjedhjeve”, tha Misimi./indeks.mk/