Zejdi: Fronti Europian do të korri fitore më 24 prill me Bujar Osmanin, dhe më 8 maj si gardian i vlerave qytetruese

Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi – Zejd, sonte në tubimin qendror në sheshin Maqedonia në Shkup, nën përkrahjen e mijëra pjesmarrësve të Frontit Europian, theksoi se Fronti Europian e ka fushatën në dy drejtime e para ështëp gara politike me opozitën shqiptare, dhe e dyta është beteja politike me opozitën nacionaliste maqedonase.

Zejdi theksoi se më 24 prillë Fronti Europian do të shënojë fitoren me Bujar Osmanin, dhe t’i prijë fitors së 8 majit ku Fronti Europian do të bëhet gardian i vlerave qytetruese.

“Ky front është duke shënuar hsitorinë e vet, sepse në plurarlizmin e Maqedonisë së Veriut është hera e parë që shqiptarët bëhen bashkë, me boashnjkët, turqit dhe romët. Fushata jonë është në dy drejtime, njëra është në fushën e garës politike, e tjetra në fushën e betejrës politike. Garën politike e kemi filluar me opozitën shqiptare, ne nuk i kemi ofenduar dhe nuk shpifim si ata që shajnë e shpifin për Frontit Europian, ndërsa gojën nuk e hapin për opozitën maqedonase, Përkrahja e tyre nga kryeminsitri i Kosovës është legjitime por unë po i jap mesazh, kryeminsitër nuk ja vlen., sepse Fronti Europian do t{i mbrojë të gjitha komunitete. Beteja jonë është me opozitën maqedonose të cilët kërkojnë me 61 deputetë të qeverisin pa shqiptarëtt, tentojnë të na kthejnë në kohn e para 2001 dhe kësaj pune i ka vedekur nëna. Nuka ka më sepse 2001 i ka vulosur gjërat dhe Ushtira Çlirimtare Kombëtare i ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët. Andaj kërkesat e opozitës maqedonase janë të vonshme, sot nuk jemi më 2001 sepse kemi kryeministrin shqiptarë dhe me lejen e zotit shumë shpej do të kemi dhe presidentit shqiptar, prandaj kësaj nëne i ka vdekur jo vetëm nëna po dhe baba. Më 24 prillë të shënojmë fitoren me Bujar Osmanin, dhe të vijmë në fitoren e 8 majit ku Fronti Europian do të bëhet gardian i vlerave qytetruese”, tha Zejdi./Indeks.mk