Festa për yllin e dytë dhe Scudetto e 20-të është një festë e madhe për shtëpinë e Interit dhe një nga protagonistët që nuk duhet lënë pas në këtë sezon fantastik, ka qenë edhe mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani.
“Ne jemi vërtet të lumtur, nuk ka fjalë. Si tifoz i Interit, nuk mund të kërkoja asgjë më të mirë. Ne jemi të lumtur, edhe sot ishim larg fushës tonë, por kishte shumë tifozë. Ndoshta nuk e kam kuptuar ende këtë kampionat, do të shohim të nesërmen.
Fitorja në derbi ndoshta ka edhe më shumë rëndësi. Ne donim kampionatin, ia dolëm. Tani le të vazhdojmë përpara”, është shprehur Asllani./ h.ll/abcnews.al