VIDEO/ Kreu i Alternativës Afrim Gashi nuk respekton heshtjen zgjedhore, tenton ndikimin tek votuesit

Kryetari i Alternativës, pjëse e partive opozitare ka shkelur heshtjen zgjedhore për zgjedhjet presidenciale.

Edhe pse sot, liderët, kandidatët po edhe partitë politike nuk kanë të drejtë të flasin për zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen nesër, për Gashin kjo nuk vlen.

Ky i fundit, pak orë më parë ka shpërndarë një video material në rrjetet sociale ku bën apel qytetarëve që të dalin të votojnë për kandidatin e opozitës.

“Nesër janë zgjedhjet presidenciale, këto zgjedhje kanë efekt të drejtpërdrejtë për të gjithë ne. Prandaj si përfaqësues i juaji më lejoni që tu thërras ta ushtroni të drejtën për të votuar. Vota juaj vlen dhe është thelbi i demokracisë e cila përcakton se në çfarë drejtimi do të shkojë vendi ynë”, ka thënë mes tjerash Gashi.

, raporton indeks.mk

Video është edhe më e gjatë, ju ftojmë ta ndiqni shkeljen e Gashit.