Aliti: VMRO luan valle e në lojë është edhe VLEN-i! Harruan kushtet, tash bëjnë kalkulime ta mundin Ali Ahmetin!

Në emisionin Debat Plus me Ermal Pandurin në televizionin Klan Macedonia, analistët debatuan për situatën pas zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut dhe flirtin e VMRO-DPMNE-së me opozitën shqiptare.

Analisti Faton Aliti tha se edhe pas rezultateve të presidencialeve është herët të flitet për numra dhe kombinime se kush me kend e formon qeverinë.

“Unë mendoj që është herët të flitet për kombinatiorika se kush me kend shkon. Fakt është që është luajtur deri më tani loja e VMRO-së, jemi future në një lojë që e dëshironte VMRO-ja, ata dëshironin ngushtit të rezultatit ndërmjet Frontit dhe Vlen-it që pastaj të thonë a do vish ti me 5 në qeveri, apo ti tjetri më 4 deputetë… VMRO-ja hjek vallen, e në këtë lojë është fut edhe VLEN-i, sepse nga deklaratat eksplicite qe opozita ka kushte e parakushte etj, del dhe tash thotë se VLEN është në qeveri me VMRO-në dhe ju mos u mërzitni, tash bashkë mundohen ta mundin Ali Ahmetin, deklaroi Aliti.

Aliti tha se këto veprime politike në VLEN vijnë nga naiviteti dhe mosdija e tyre. /TvKlan.mk