Bekteshi në Top Tema: Taravari deklaroi vetë që nuk është i interesuar për president, ndërsa në natën e 24 prillit filluan të qajnë se ka pasur vjedhje të votave

Kreshnik Bekteshi nga BDI i ftuar në emisionin Top Tema në TV Telma ku po diskutohet për rezultatin e zgjedhjeve presidenciale ia rikujtoi Bashkim Bakiut shef shtabi i kandidatit për president Arben Taravari i cili ky i fundit publikisht në media deklaroi se nuk është i interesuar për president.

“Arben Taravari publikisht në media deklaroi se nuk është i interesuar për president, ndërsa në natën e 24 prillit filluan të qajnë se ka pasur vjedhje të votave dhe presione”, tha Kreshnik Bekteshi në Top Tema.