Festa e titullit të Interit, rreth 350 mijë tifozë në rrugët e Milanos

Ditën e diel, Interi mposhti Torinon me rezultatin 2-0 dhe menjëherë filluan festën e Scudettos në fushën e “San Siro”, duke e përfunduar më pas në “Piazza Duomo”.

Ashtu siç pritej, ishte një festë madhështore e cila pa në rrugët e Milanos vetëm ngjyrat zikaltër të cilat kishin zaptuar çdo centimetër.

Skuadra e Interit u pozicionua në dy autobusë të hapur dhe bënë paradën tradicionale në Milano nga stadiumi drejt “Piazza Duomo”.

Siç raporton policia lokale, asnjë dëm dhe asnjë përplasje nuk kishte gjatë gjithë kohës që zgjati festa.

Madje, ky raport tregon edhe një shifër të veçantë tifozësh të pranishëm në total për festën e yllit të dytë.

Plot rreth 350 mijë tifozë të Interit ishin në total të pranishëm në festimet e klubit, një shifër tepër e jashtëzakonshme e cila thyen çdo pritshmëri.