Mjerimi opozitar: Përpjekje për ta defakorizuar Fron Europian me lajme të rrejshme!

– Duke shfrytëzuar ndikimin në rrjetet sociale në njërën anë, e në tjetrën, të hedhësh gurin e të mshefish dorën, po përpiqet me metodat e vjetra sa është bota që të arrijë qëllimin
E ç’na gjeti me këtë opozitë, edhe maqedonase edhe shqiptare! Njërës nuk i mjafton fitorja, tjetra është e kënaqur me humbje, por e gatshme t’i përfaqësojë shqiptarët në qeverinë e ardhshme!
Por, kjo nuk është tërësia e një konteksti parazgjedhor.
VMRO-ja është në panik nga fitorja e madhe Bujar Osmanit dhe Frontit Evropian në zgjedhjet presidenciale. Tash kur ka mbetur rrethi i dytë për president dhe zgjedhjet parlamentare, ka hallin për ta krijuar shumicën parlamentare, ndaj një nga metodat për të evituar faktorin e paevitueshëm, Frontin Europian, po përpiqet të krijojë huti në publik.
Duke shfrytëzuar ndikimin në rrjetet sociale në njërën anë, e në tjetrën, metodën e sprovuar sa është kurdisur bota të hedhësh gurin e të mshefish dorën, që të arrijë qëllimin. Me lajmin se gjoja Partia Demokratike e Turqve është tërhequr nga koalicioni Fronti Europian, dëshiron të fusë përçarje në koalicion, të krijojë huti në publik dhe luhatje te trupi votues i këtij koalicioni më 8 maj!
Si duket, VMRO-së i ka penguar fakti që një parti shqiptare mund t’i tubojë rreth vetes partitë e bashkësive të tjera etnike, që në një farë mënyre ia prish matematikat zgjedhore!
Ndoshta i pengon edhe fakti se ky bashkim është programatik, në pjesën ku kontributin e vet duhet ta japë edhe vetë VMRO-ja, atë të integrimit të vendit në BE, por ajo është mësuar në agjenda tjetra, obstruksioniste, për të cilat është e njohur. (Të mos harrojmë, rënia nga pushteti e kësaj partie, ia hapi dyert NATO-s.)
Përpjekjet për të futur përçarje në Frontin Europian, shpejt u demantuan nga Partie Demokratike e Turqve: “Simboli i lidhjes së koalicionit është shtrëngimi i duarve, ne i shtrënguam duart kur e bëmë marrëveshjen. Lajmi i cili është përhapur me paramendim dhe qëllimkeq në platformat e rrjeteve sociale ditët e fundit se Partia Demokratike Turke është tërhequr nga marrëveshja e koalicionit dhe ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, nuk është i vërtetë. Opozita, e mori përgjigjen në kutitë e votimit në zgjedhjet e 24 prillit, sepse e ndërtoi fushatën e saj mbi shpifje dhe gënjeshtra të fëlliqura e jo duke prodhuar ide, por përsëri nuk e mori mësimin e duhur. Edhe një herë Ju drejtohem për të theksuar qartë: Partia Demokratike Turke vazhdon rrugën e saj me Koalicionin e Frontit Evropian, e jo me ata që e mohojnë votën turke.”
Kjo partia ia bën me dije VMRO-së ose kujdoqoftë që manipulon me luhatjen e partisë së turqve se “përgjigjen do ta japim sërish në kutitë e votimit më 8 maj për ata që i mohojnë votat e turqve, për ata që tentojnë t’i arrestojnë turqit për shkak të një fotografimi dhe për ata që nuk ngurrojnë ta tregojnë gjuhën e urrejtjes.”, duke shtuar se ky mentalitet që prodhon politikë ditore dhe manipulime, meriton vendin e vetëm e ato janë faqet me pluhur të historisë.
E dimë që partitë politike janë në gjendje të bëjnë çmos për të arritur qëllimin, por rrena i ka këmbët e shkurtra, thotë populli dhe e vërteta shumë shpejt del në shesh. Mirë do të ishte që VMRO-ja të vazhdojë me atë fjalorin e vet që ia dimë dhe të mos përpiqet me presione përmes gënjeshtrave e trillimeve, të krijojë rrëmujë në këtë fushatë zgjedhore./indeks.mk