Saranda Imeri sulmon Arben Taravarin: E pritëm rezultatin!

Saranda Imeri nga VLEN në “Daily Click” në TV21 është shprehur se e kanë parashikuar rezultatin në Gostivar.

“Ky është rezultat që e kemi parashikuar dhe e kemi pritur, mirëpo duke marrë parasysh shantazhet që janë bërë kohëve të fundit te shumica e qytetarëve, blerja e votës, kërcënimi, koalicioni me partinë turke e bëri të veten dhe me partin tjetër të romëve dhe këtu vlen të ceket se z.Taravari ka qenë i pranishëm në zona të ndryshme të Maqedonisë dhe ajo mungesa e tij në terren aty ku e ka votuesin u vëre. Një fenomen tjetër që vlen të përmendet është mosinteresimi i qytetarëve që të dalin në votim për presidentin shqiptar me preteksin dhe arsyetimin se kandidati shqiptar asnjëher nuk i ka gjasat reale që të fitojë dhe gjithë këto fenomene e bënë që të arrimë te ky rezultat”, sqaroi Imeri në TV21.