Sherr mes dy grupeve në Kosovë, gjashtë të arrestuar

Dy grupe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur në Ferizaj, në Kosovë.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti, ndërsa policia ka vënë në pranga gjashtë persona.

Gjatë kontrollit, njërit nga të dyshuarit i gjetur një pistoletë dhe një fishek.

Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.