Duke parë afërsinē e Taravarit dhe opozitës shqiptare me VMRO-në, pas zgjedhjeve, dhe afërsinë e këtyre të fundit para zgjedhjeve me Albin Kurti, analisti politik, Arsim Zekolli përmes “Facebook”, ka thënë se opozita shqiptare e lëshoi si leckë kryeministrin.
Ai ka thënë se asnjëherë nuk ka menduar se opozita shqiptare do e hedhë në këtë formë kryeministrin Kurti.
“E kam menduar se taravaristat do e leshojne Albinin ne toalet pas zgjedhjeve. Vertet, as ne ender nuk e kam menduar se do e hedhin para zgjedhjeve si lecke. Edhe ate per nje Mickoski dhe nje Buzhalle”, ka shkruar Zekolli.