Hoxha: Para disa ditëve paralajmërova se qarqet anti shqiptare duan ta njollosin luftën e 2001

Lideri i Partisë Demokratike Europiane, Arjanit Hoxha thotë se kjo që ndodhi sot, kur Gordana Siljanovska Davkova propozon tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001, ai e paralajmëroi ditë më parë – si tendencës e qarqeve anti shqiptare për të njollosur luftën e UÇK-së.

“Para disa ditëve në emisionin “Politiko” e kam thënë se ka tendenca nga qarqe anti shqiptare për prishjen e amnestisë dhe njollosjen e luftës për liri dhe barazi të UÇK-së.
Po të njejtën gjë sot e vërtetoi nga goja e vet edhe kandidatja për Presidente e VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska.
A duhet ende dëshmi se beteja politike e VMRO-DPMNE është për të nënshtruar shqiptarët dhe jo për të vazhduar partneritetin e ndërtuar nga viti 2001!?
Prandaj është me rëndësi Fronti Europian të fiton mbi 22 mandate dhe “Siljanovskat” të mbesin vetëm kujtim i pllkateve dhe billbordave.
🇪🇺Fronti Europian
✅Voto 4
🤝PO EUROPËS, ❌JO RUSISË!”, shkruan Hoxha.