Kerquki: Dorëzimi i VLEN-it tek VMRO-ja e ka trimëruar Mickoskin për deklarata fashiste anti-shqiptare! Shqiptarët të mos e lejojnë…

Gazetari i mirënjohur Leonard Kerquki ka reaguar përmes një statusi për deklaratën e kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila kërkonte krijimin e një Tribulani Ndërkombëtar për krimet shqiptare në luftën e vitit 2001.

Kerquki shkruan se VMRO-DPMNE po dëshmon që është parti pro serbe dhe pro ruse ndaj vetëm një parti e fortë shqiptare i bën ballë një fashizmi të tillë maqedonas.

Reagimi i plotë:

Per zgjedhjet ne Maqedoni…

Deklarata e sotshme e kandidates se VMRO’s per krijimin e nje Tribunali nderkombetar per “krimet” e shqiptareve ne vitin 2001, flet qarte per synimet e kesaj partie pro serbe e pro ruse.

Kjo deklarate ka ardhur pasi qe dorezimi pa kushte i Koalicionit VLEN e ka trimnuar Mickovskin dhe krejt ata maqedonas qe besojne se mund te rikthehet situata e dikurshme ne Maqedoni kur shqiptaret ishin popull i shtypur dhe i neperkembur.

Vetem nje parti e fuqishme shqiptare i ben balle kesaj stuhije te fashisteve maqedonas dhe servileve te gatshem per pushtet – pa kushte.

Nuk ka asnje instance nderkombetare qe deshiron shtypjen e shqiptareve ne Maqedoni, e as nje VMRO ne pushtet. Kushdo qe thote kete, ia ben argatin Mickovskit.

Shqiptaret nuk duhet te lejojne fuqizimin e VMRO’s dhe nuk duhet te lejojne qe Maqedonia ta ndryshoje kursin e integrimeve euroatlantike.