Thaçi nga Teqja e Tetovës porosi Mickoskit: Dora ime në vendimarrje të Frontit është dorë e fuqishme

Kryetari Thaçi mbrëmë në bashkëbisedim me aktivin politik të PDSH-së në Teqe dega Tetovë, ku mes tjerash potencoi:
Unë jam kandidat për deputet dhe kërkoj që të më votoni. VMRO ka marrë shumë vota prej maqedonasve, ka fituar bindshëm dhe e ka gëzuar shumë Bilallin dhe VLEN-in, se do i marin në qeveri. Sinqerisht Ju them edhe mu m’ka gëzuar shumë a dini pse? Kam qejf ti dalë përballë. I kam thënë, Ne kur do të fitojmë do të shkojmë bashk me Frontin, po dora ime në vendimarrje të Frontit është dorë e fuqishme.
Për këtë Ju premtoj. Në asnjë moment nuk do të jem symshelur apo i pakujdeshëm. Mund Ne ti bojkotojmë zgjedhjet, unë kam shumë dëshirë por telefonata që thotë Alia ajo “telefonata e kuqe” është që mos u ngutni me bojkotimin e zgjedhjeve. Vërtetë mendon Bilalli dhe dhe grupa e tij që aq jo serioz jemi ne si komb. Se VMRO ka fitu, nuk i ka fitu VMRO-ja zgjedhjet ende. Negociata nisi keq me ata, thanë për ne problemi i madh është BDI-ja, thash për Ju problem janë shqiptarët, mos e mbuloni me një fjalë BDI. Vleni Tash e kanë zëvendësuar Albin Kurtin me Mickoskin me VMRO-në. S’ka Albin Kurti, me në është tash Albin Kurti me Frontin është. Jo vLEN-i po Skënderbeun me u ngjall vLEN-i nuk hyn në atë qeveri.

https://fb.watch/rMxckdFZ2V/