Elmi Aziri: Retorika e VMRO-DPMNE-së është primitive

Në emisionin “Intervistë në Shenja”, kandidati për deputet nga radhët e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri, tha se temë më kryesore dhe e rëndësishme do të ishte ekonomia, mirëqenia sociale, për shkak se, sipas tij, jemi dëshmitarë të ikjes së rinisë nga ky vend.

Aziri tha se fatkeqësitë po imponohen.

“Retorika primitive e cila u imponua nga ana e opozitës maqedonase, edhe VMRO-DPMNE-së edhe LEvixeës, natyrish nxit reaksione edhe nga pala tjetër. Për shkak se nëse nuk i përgjigjesh të njejtës, atëherë mund të fillojnë edhe nga konsumatorët të subjekteve politike shqiptare, të ASH-së, BDI-së, Fronti Evropian, mund të merret si dobësi, andaj po themi që nuk kanë filluar sot, veçanërisht retorika e VMRO-DPMNE-së, ka filluar qysh më herët”, tha Elmi Aziri, duke shtuar se kjo ka filluar pas zgjedhjeve lokale.

Ai tha se kjo retorikë është dashur të jetë e përfunduar duke e parë situatën multietnike në shtet, duke e parë gjendjen ekonomike.

“Maqedonia e Veriut është vend ku ka kriza latente, kriza ciklike, dhe vinë në shprehje kur ka cikle zgjedhore”, u shpreh Aziri.