FOTO/ “Votat e pastërta shqiptare”, Kryeredaktori i “Time Ballkan”, Seyyid Emin, zbulon mashtrimin e opozitarëve, (DETAJE)

Kryeredaktori i TimeBallkan Sejjid Emin përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale ka “sulmuar” krerët e opozitës shqiptare dhe ka zbuluar lojën e tyre me “votat e pastërta shqiptare”.

Ai përmes postimit ka dërguar disa pyetje për krerët e opozitës dhe ka thënë se mënyra e tyre e koketimit po arrinë nuanca të racizmit duke u lavdëruar me “votat e pastërta shqiptare”, raporton indeks.mk

Emin ka pyetur opozitën se si e definojnë ata votën e pastër shqiptare dhe si e bëjnë dallimin kur ka dhjetëra familje ku nëna është shqiptare, babai turk, apo babai boshnjak, nëna shqiptare apo anasjelltas!?