Edi Rama: Ali Ahmeti është një shqiptar ndër më të mirët e historisë sonë kombëtare

Në Bashkinë e Tiranës është mbajtur sot ceremonia për shpalljen e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti “Qytetar Nderi”.

Rama ka thënë se duhet shumë fjalë për Ali Ahmetin dhe nuk gjinden dotë fjalë të shkurta.

Sipas Ramës, sot Tirana nderon një ndër shqiptarët më të mirë të historisë sonë kombëtare, një histori e shkruar me mund dhe sacrifice.

Thotë se Ali Ahmeti është emër që luftoi për liri, barazi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i cili vendosi në atë shtet domosdoshmërinë.

“Sot asesi të flas shkurt sepse duhet shumë fjalë për Ali Ahmetin. Sot Tirana nderon një ndër shqiptarët më të mirë të historisë sonë kombëtare, një histori e shkruar me mund dhe sakrificë. Nuk ka tjetër komb në Ballkan që e ka vuajtur më shumë përçarjen ndërmjet vete dhe askund nuk ka sunduar më shumë sundimi përmes përçarjes. Ali Ahmeti është emër që luftoi për liri, barazi për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, i cili vendosi në atë shtet domosdoshmërinë e pranimit të shqiptarëve si popull shtetformues. Kur jemi në fushatë të zgjedhjeve në Maqedoni, ju them qytetarëve atje të mos ndikohen, por të mborjnë interesin e shtetit dhe mireqënien e tyre dhe të vendit. Për fund them, djemtë e duan pushtetin për tu njohur nga të tjerët, kursë burrat për të bërë për të tjerët”, deklaroi Rama. /Indeks.mk