Pas shpalljes “qytetar nderi” nga ana e Bashkisë së Tiranës, në adresë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti kanë ardhur një vargë urimesh.
Përveç, Ramës, Nanos e Velijajt e figurave tjera nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut dhe Kosova, Ahmetin e ka uruar edhe kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Galdini ka thënë se pikërisht Ali Ahmeti është ai që e meriton plotësisht dhe se Ahmeti është nder e vlerë për shqiptarizmën.
“Urimet më të mira Ali Ahmeti për titullin Qytetar Nderi i Tiranës. Ali Ahmeti e meriton plotésisht dhe është nder e vlerë për shqiptarizmën”, ka shkruar Galdini./indeks.mk/
https://www.facebook.com/ariangaldinial/posts/958169995898609?ref=embed_post